10 причини за зачувана природа на Шар Планина
28/10/2020Шар Планина нема да биде толку посебна без луѓето на Шара. Погледнете што ни кажаа оние кои живеат на Шара…
13/11/2020Ka shumë arsye pse Mali Sharrit duhet të jetë park kombëtar. Në vazhdim ju prezantojmë me dhjetë prej tyre:
1. Mbrojtja e natyrës
Me shpalljen e Malit Sharr park kombëtar, do të mbrohet pasuria e madhe natyrore e këtij mali. Sipas kërkimeve shkencore, në Malin Sharr janë regjistruar 1260 specie bimore, 32 prej të cilave janë endemike. Ky mal ka botë të egër të pasur ndër të cilët, nga gjitarët e mëdhenj, më atraktivë janë ariu i murrmë, dhia e egër, rrëqebulli dhe ujku. Mali Sharr është i treti në Ballkan për nga numri i liqeneve akullnajore, gjithsej 30, nga të cilët 21 janë të përhershëm.
2. Zona më e madhe e mbrojtur ndërkufitare në Evropën Juglindore
Nëse mali Sharr bëhet park kombëtar, atëherë kjo zonë do të jetë vazhdim i Parkut Kombëtar tashmë ekzistues në Kosovë “Malet e Sharrit” i cili është themeluar në vitin 1986. Në këtë mënyrë, Sharra do të ishte një nga parqet më të mëdha kombëtare në Evropë. Kjo tërësi lidhet natyrshëm me Parkun Kombëtar “Mavrovë”, ndërsa në Shqipëri me Parkun e Natyrës Korab-Koritnik, kështu që së bashku do të formohej një nga zonat më të mëdha ndërkufitare të mbrojtura në korniza ndërkombëtare.
3. Mbrojtja e pyjeve në parkun kombëtar
Në parkun kombëtar do të zvogëlohen problemet rreth përdorimit të paqëndrueshëm dhe të paarsyeshëm të pyjeve. Natyra e pambrojtur paraqet parajsë për prerjen jolegale. Prerësit e paligjshëm ndërtojnë në mënyrë të paplanifikuar rrugë tokësore të cilat më pas i përdorin për të prerë pyjet. Pyjet e Malit Sharr po shkatërrohen vazhdimisht dhe shpesh ka dukuri të prerje të tepërta në mal.
4. Mbrojtja nga përmbytja dhe erozioni
Në kohë të ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike, Maqedonia po përballet me pasojat e ndryshimeve klimatike siç janë përmbytjet, thatësira dhe mungesa e ujit. Nëse vendoset mbrojtja e pyjeve në Malin e Sharrit, rreziku i erozionit dhe rrëshqitjeve të tokës do të zvogëlohet ndërsa me këtë do të zvogëlohet edhe rreziku nga përmbytjet.
5. Forcimi i brendit “Sharra”
Si rezultat i etiketës “park kombëtar”, Mali ynë Sharr do të përjetojë njohje dhe popullaritet rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar në shumë nivele, por kryesisht në drejtim të rritjes së turizmit.
6. Rritja e numrit të turistëve
Zonat e mbrojtura kultivojnë forma të veçanta të turizmit. Sharri është i pasur me potencial për zhvillimin e turizmit malor, rekreativ, rural ose natyror. Ekzistenca e një parku kombëtar do të rrisë numrin e vizitorëve në rajon.
7. Fuqi më e madhe shitëse në rajon
Zonat e mbrojtura kanë gjithmonë klimë të mirë për formimin dhe qëndrueshmërinë e bizneseve të vogla që do të ndikojnë në vendimin e popullatës lokale të qëndrojnë të jetojnë dhe investojnë në këtë zonë, ndërkaq do të ketë edhe përfitime nga kjo. Brendet lokale që do të formohen në zonën e mbrojtur do të kenë vlerë më të madhe në treg.
8. Turizmi
Çiklizmi, skijimi kros – kantri, skijim në bord, skijim klasik, shëtitje në dëbore dhe alpinizëm në shtigje tërheqëse malore për shëtitje dhe peizazhe të bukura. Mali Sharr ka potencial për zhvillimin e shumë formave të turizmit alternativ dhe zhvillimin e turizmit rural.
9. Oferta dhe ngjarje unike arsimore, sportive dhe kulturore
Natyra është frymëzimi i shumë artistëve. Ngjarje të shumta kulturore dhe arsimore për fëmijë dhe të rritur mbahen në të gjithë botën në zona të mbrojtura. Shumë ngjarje dhe aktivitete që janë kult për këtë rajon mbahen aktualisht në Sharrë. Ky mal, në kombinim me kulturën dhe traditën e popullatës lokale mund të jetë burim dhe frymëzim i vazhdueshëm për organizimin e aktiviteteve arsimore, kulturore dhe sportive që do të tërhiqnin turistë nga vendi dhe jashtë vendit.
10. Paqe dhe relaksim për të gjithë
Dëshira për paqe dhe relaksim në harmoni me natyrën është nevojë themelore e çdo njeriu. Në kohë pandemie globale, ruajtja e natyrës dhe lokalitetet në të hapur në natyrë, fitojnë rëndësi të shumëfishtë për çdo njeri. Shpirti dhe mendja kanë nevojë për paqe, që vetëm natyra e veçantë e Malit Sharr mund ta ofrojë.