Fungi(kërpudha)

Në Malin e Sharrit janë njohur gjithsej 365 lloje kërpudhash nga të cilat 210 janë lignokole dhe pjesa tjetër janë terikole.

Llojet më të shpeshta të malit të Sharrit janë: Agaricus campestris (kërpudhë fushe), Agaricus macrosporus (kërpudhë e madhe), Amanita rubescens (blusher), Armillaria mellea (kërpudhë peme), Boletus edulis (kërpudhë vere), Bovista plumbea (kërpudhë e përhime), Cantharellus cibarius (cantarela), Lactarius piperatus (qumësh djegës), Lepista nuda (violetë), Lycoperdon perlatum (kërpudhë kungulleshkë), Marasmius oreades (karanfil zane), Mycena pura (kapelë violetë), Russula cyanoxantha (kërpudhë violet-e verdhë), Stereum hirsutum (stereum i verdhë) dhe disa të tjera.

Nga llojet parazitare karakteristike janë: Armillariella mellea( kërpudhë pemë), Fomes fomentarius (brumbull), Fomitopsis pinicola (brumbush shirit kuq), Ganoderma applanatum (vezullues i shtypur), Polyporus squamosus (trofta), Laetiporus sulphureus (bukë komtska) dhe Trametes gibbosa.

Rreth 80 lloje mund të përdoren në ushqimin e njeriut. Nga ky aspekt më të rëndësishme janë: Amanita caesarea (vezore), Boletus edulis (kërpudhë verore), Boletus aestivalis (kërpudhë këmbë-rrjetë), Boletus aereus (kërpudhë e zezë), Boletus pinophilus (kërpudhë pishe), Cantharellus cibarius (cantarela) dhe Morchella spp. (kërpudhë e mbyllur).

Disa lloje kërpudhash në Malin e Sharrit mund të konsiderohen si lloje të rralla.

Llojet Agaricus campestris, Agaricus macrosporus, Amanita caesarea, Auricularia auricular-judae, Basidiodendron caesiocinerea, Boletus rhodoxanthus, Boletus satanas, Boletus regius, Craterellus cornucopioides, Exidia pythia, Lopharia spadicea, Macrolepiota procera, Phlebia griseo-flavescens, Sarcodon imbricatus dhe Volvariella bombycinaсе janë rekomanduar për mbrojte në Listën e kuqe preliminare të kërpudhave në Republikën e Maqedonisë.



Armillaria mellea / Craterellus cornucopiuoides / Lycopedron perlatum / Morchella spp
Otidea auricula / Mutinus caninus / Radulomyces mollaris / Trametes versicolor

 

top