Shtëpia gjendet në një lartësi prej 1630 m. Tek ajo mbërrihet nga Tetova deri në Staro Selo nëpërmjet rrugës me asfalt dhe nga Staro Selo deri tek shtëpia nëpër rrugë të paasfaltuar ose shteg të shënuar që fillon nga tabela informuese e fshatit. Shtëpia malore Luboten është shtëpia më e vjetër në Republikën e Maqedonisë e ndërtuar në vitin 1931. Shtëpia është ndërtuar mbi pyllin e ahut dhe prej tij hapet një peizazh i përkryer mbi luginën e Pollogut, majën Luboten, Kozja Stena, Livadica dhe Piribeg. Shtëpia për fundjavë është e hapur gjatë gjithë vitit, por gjithsesi rekomandohet një paralajmërim i mëparshëm tek kujdestari i shtëpisë. Kapaciteti i shtëpisë janë 35 shtretër, dhomë ngrënie dhe kuzhinë e përbashkët. Shtëpia ka energji elektrike dhe ujë gjithë kohën. Në shtëpi mund të blini pije dhe ushqim dhe sipas dëshirës përgatiten dhe ushqime tradicionale. Informacione tek kujdestari Dimoski Mitko në numrin e telefonit 070 515 480 ose K.A Luboten – Tetovë.
“Vila Luboten” gjendet në një lartësi mbidetare prej 1600 metra, e cila është tërësisht e kompletuar duke filluar nga parkingu, katër dhoma gjumi, tre banjo, dy kuzhina, dy dhoma ngrënie dhe dhomë ndenje me TV. Me një fjalë gjithçka që ju nevojitet. Tek vila arrihet nga Tetova deri në Staro Selo nëpërmjet rrugës së asfaltuar dhe nga Staro Selo deri tek vila nëpërmjet rrugës se paasfaltuar dhe shtegut të shënuara që fillon nga tabela informuese në fshat. Në këtë vilë, kafenë e mëngjesit mund ta pini dhe në shoqëri me malet, nën hijen e madhe të freskoheni me kokteje ekzotike dhe kur mbrëmja do bjerë mbi ju do ndriçoj Luboteni. Me një njoftim paraprak në 075 408 500 Vase dhe 075 349 999 Miroslav mund të ndjeni ngrohtësinë e shpirtit tuaj. www.vilaljuboten.com
Shtëpia gjendet në lartësi prej 1825 m në Popova Shapka menjëherë pas Shtëpisë së pushimit për fëmijë. Deri tek ajo arrihet nëpërmjet rrugës së asfaltuar nga Tetova në Popova Shapka. Karakteristike për këtë shtëpi është vendosja e saj mbi të gjithë objektet në Popova Shapka. Me një paralajmërim paraprak në klubin e alpinizmit Luboten kushdo mund të përdor këtë shtëpi. Shtëpia disponon me 10 shtretër që e bën më intim për dallim nga shtëpitë e tjera. Ka ujë dhe energji elektrike vazhdimisht. Informacione në Klubin e Alpinizmit ‘Luboten’ ose në www.pkljuboten.org.mk
Shtëpia gjendet në një lartësi prej 1800 m në Popova Shapka menjëherë pas shtëpisë së pushimit të fëmijëve. Deri tek ajo arrihet nëpërmjet rrugës së asfaltuar nga Tetova deri në Popova Shapka. Shtëpia është e hapur gjatë gjithë vitit, por rekomandohet një paralajmërim paraprak. Kapaciteti i shtëpisë është 80 shtretër me dhoma me nga 4, 6 dhe 10 krevate, dhomë ngrënie, dhomë ndenje dhe kuzhinë e përbashkët. Shtëpia ka energji elektrike dhe ujë gjithë kohën dhe gjithashtu mund të blihen pije dhe ushqim.
Informacione tek Kostadinov Zoran 070 641 998.
Ish shtëpia e vrojtimit e ESM, në 1330 m mnd, arrihet nga Gostivari deri në f. Jellovcë e Epërme(Gorno Jellovce) 6 km asfalt dhe 7 km rrugë e paasfaltuar deri tek shtëpia. Shtëpia gjendet nën freskinë e druve të ahut dhe pishës në vetë rrugën nëpër kanalin e Ujit të Sharrit. Kapaciteti është 8 shtretër, ka energji elektrike dhe ujë ka vetëm në oborr. Në oborrin e shtëpisë mund të vendosen çadra për kampim deri për 50 persona. Shtëpia është e tipit të mbyllur, por në marrëveshje me kujdestarin e shtëpisë mund të përdoret gjithçka. Me shtëpinë menaxhon SHP “Bistra” nga Gostivari.
Kontakt telefon: 042/214-505 dhe 070/296-747
Shtëpia malore " Sharri" nga Gostivari gjendet në 1300 m mbi nivelin e detit. Ka kapacitet prej 8 shtretër, është e furnizuar me ujë, oborr me sipërfaqe të madhe që është i rrethuar dhe ka dhe hapësira ndihmuese. Në oborr mund të vendosen dhe çadra. Strehët verore që përveç për pushim mund të përdoren dhe për dreka të përbashkëta dhe për shoqërim. Streha pushuese është parashikuar për 25 persona, e mbuluar. Nuk ka furnizim me energji elektrike.
Arritje e mundshme deri tek shtëpia: Vranjove – Shtëpia malore 4 km.; Zubovce – N. Selo – Shtëpia malore 7 km.; Jellovce e Poshtme(Dolno Jellovce) – Shtëpia malore 9 km.
Shtëpia gjendet mbi kanalin Sharski Vodi. Person për kontakt: Qerim Abazi 070 504 274