...Tetovarët gjithmonë e kthenin kokën nga Mali i Sharrit, të cilët, kur zgjohen në mëngjes padyshim që do e shohin dhe bukuria e larmishme dhe madhështia e saj do ua mbush shpirtin, u kujton sa e bukur është jeta dhe i bën krenar që janë pranë saj dhe me të...
Branislav Svetozareviq
Ai është një bukuri madhështore që është krijuar të mahnitë dhe në të njëjtën kohë të tërheq me madhështinë e masës së tij dhe pasurinë e mahnitshme të detajeve të tij.
Mali i Sharrit i përket sistemit malor të Sharrit –pidinski. Shtrihet në drejtimin verilindje-perëndim-jugperëndim, dhe gjenden në pjesën veriperëndimore të R. së Maqedonisë. Kështu krenar fillon nga Lepeneci, pra nga maja Luboten (2499m) dhe përfundon me Majën Morava (2147m), më saktë me rrjedhjen e sipërme të lumit Radika dhe anën veriore të liqenit të Mavrovës. Nga ana juglindore Sharri në mënyrë të mprehtë është i kufizuar me luginën e Pollogut, kurse nga ana verilindore, veriore, veriperëndimore dhe jugperëndimore është i kufizuar me grykën e Kaçanikut, zonën e Sirinikut, luginën e Bistricës së Prizrenit, zonën e Gorskës dhe Opolskës, Kalabaka dhe Sherupa.
Malin e Sharrit e karakterizon një projeksion horizontal shumë i gjerë me një gjatësi prej 76 km, dhe me sipërfaqe prej 1600 m2. Lartësia e mesatare e shpatit është 2200 m
Për atë si është Sharri, më mirë e përshkruan shkrimtari më i apasionuar i Malit të Sharrit, Dushan Krivokapiq, me veprën e tij “Mali i Sharrit – histori turistike-gjeografike për peizazhin dhe popullsinë”,’’,
…Kur do hyhet më thellë në Sharr, ndjehet se ai është një ndërthurje grandioze e shpateve të larta malore dhe pjesëve të ulëta në të njëjtin moment, që është bukuri e cila dhe alpinistit më me përvojë ia imponon ligjet e tij duke e shtyrë të mendoj mirë që ti mat hapat dhe se bukuria që edhe të butëve dhe fëmijëve u mundëson deri në pafundësi të tregojnë disponimin e tyre si në ndonjë shëtitore qyteti. I tillë është Mali i Sharrit…
Mali i Sharrit – Dushan Krivokapiq, viti 1969.
Ashtu siç është Mali i Sharrit për herë të parë banorët vendas i tërheq për arsye komerciale-ekonomike. Kurse vëmendjen e vërtetë ndaj Sharrit, të parët e kthyen shkencëtarët e huaj, aventuristët dhe alpinistët. Për ngjitjet e parë në Malin e Sharrit nga ana shkencore dëshmojnë shumë dokumente nga gjysma e dytë e shekullit të 19. Këto dokumente të para më shpesh janë të bëra nga gjeologë dhe botanikë si për shkak të laraminsë së terrenit dhe shumëllojshmërisë së florës dhe faunës që mund të gjendet në Sharr. Përveç shkencëtarëve hulumtimet e Malit të Sharrit janë dhe në shenjë edhe të kërkimeve ushtarake që janë për shkak të pozitës gjeostrategjike të malit. Eksploruesit e parë të Malit të Sharrit ishin gjeologët francezë Ami Bue dhe A.Vikenel të cilët në vitin 1838 u ngjitën në Kobalica nga ku përmes Struzhje zbritën në Prizren.
Turqia Europiane –Ami Bue, Vjenë, viti 1854
Vitin 1839, në muajin Korrik Grizebah me 9 banorë vendas dhe një ushtar nën drejtimin e oficerëve turq nëpërmjet Staro Selo u ngjitën në Luboten. Të njëjtin muaj Grizebah u ngjit dhe në Kobilica. Në mesin e shekullit të 19, shkencëtari austriak Nojmajer me bashkudhëtarin e tij Burgenshtajn në një kohë shumë të keqe nga Kaçaniku u ngjit në Luboten. Në vitin 1877 në Sharr qëndruan ekspertë nga Instituti Ushtarako-Gjeografik nga Vjena.
Në Gusht të vitit 1890 Jovan Zhujoviq organizonte ekskursione profesionale në Malin e Sharrit Ai bashkë me Jevrem Zhujoviq, Jovan Cvijiq dhe Dragutin Petroviq nëpërmjet Kaçanikut u ngjitën në Luboten. Të njëjtin vit 1890 në Kobilicë u ngjit botanisti Derfler dhe dy vjet më vonë në vitin 1892 në Kobilicë u ngjit dhe botanisti Vetshtajn. Në Shtator të vitit 1898, Estrajh dhe bashkudhëtari i tij Vigandom u ngjitën në Luboten ndërsa në Tetor të të njëjtit vit Estrajh vetë u ngjit në Kobilica. Në vitin 1900 në Luboten u ngjit dhe gjeologu Vladimir Petroviq i cili pas dy vitesh, bashkë me inspektorin nga kopshti botanik nga Beogradi, Oskar Bibrah u ngjit në Luboten. Jovan Cvijiq dhe Risto Nikoliq në vitin 1910 nga Tetova përmes Kodrës së Diellit zbritën në Prizren. Në vitin 1911 Rista Nikoliq dhe botanisti Nedelko Koshanin nga 19 deri 27 Qershori kaluan itinerarin nga Luboteni deri në Xhini Beg. Në Gusht të vitit 1917 në Kolibica qëndroi një javë të tërë një grup prej gjashtë shkencëtarësh gjerman, atëherë oficerë me shërbim në Shkup, të gjithë nën drejtimin e zoologut Franc Doflajn.
Dokument nga SGD, turistik, Mali i Sharrit – Rista Nikoliq, viti 1912
Prej shekullit të 19 ekzistonte interes për Malin e Sharrit. Ai zinte një vend të rëndësishëm në gadishullin Ballkanik për shkak të bukurive të tij, numrit të madh të liqeneve akullnajore, terrene të mëdha livadhesh, florë dhe faunë të shumëllojshme dhe për shkak të karakterit ekonomik dhe politik. Edhe pse interesimi për Malin e Sharrit si një potencial biologjik, gjeologjik dhe eknomiko-turistik ishte i madh, në zonën tonë i njëjti s’kishte mundësi të zhvillohej.
Këtu bëhet fjalë për një histori më të afërt për të cilën banorët nën Malin e Sharrit fillojnë të lëvizin në të njëjtën, por jo për shkak të arsyeve komercilo-ekonomike ose shkaqe të tjera por për shkak të kureshtjes, dëshirës për të zbuluar dhe largimit nga jeta e përditshme. Në periudhën e shekullit të 19 ekzistonte dëshira për tu zbuluar Mali i Sharrit. Ajo ishte tërësisht e pamundur. Por dhe në atë periudhë shënohet incidente në Malin e Sharrit. Sipas tregimeve në shekullin e 19, grupe të atëhershme tregtarësh dhe blegtorësh nga Tetova që përkohësisht ishin të shoqëruar nga familjet e tyre vizitonin majat e Lubotenit, që atëherë cilësoheshin si më të larta, pastaj Pribeg, Cërn Vërv, Karanikola, Mall Turçin dhe Golem por dhe zona të tjera të Malin e Sharrit. Këto vizita në atë kohë tek vendasit shiheshin si bëma të mëdha dhe aventura prandaj tregoheshin nga brezi në brez. Në Tetovë në vitin 1887, shkolla për mjeshtër dhe çirakë, të cilën e drejtonte Andreja Stojanov, organizoi ekskursion në Malin e Sharrit, me qëllim për tu njohur me natyrën dhe ta shijonin atë.
Banjiçe – viti 1907
Në fillim të shekullit të 20 shëtitjeve të organizuar në mal i jepet një rëndësi e madhe, sidomos nga shkollat. Përveç shkollave, numër i madh grupesh dhe shoqata nga Tetova praktikonin shëtitjen në natyrë dhe në mal. Kuptohet se këto shëtitje në mal në fillim ishin referuar në vendet më të ulëta përreth Tetovës.
Por prapë alpinizmi, ajo degë e re e shoqërisë si një formë e organizuar e rekreacionit dhe aktivitetit fizik që është në një lidhje ideale me natyrën, në Tetovë e ka prejardhjen nga formimi i Shoqatës së alpinistëve “Luboten” në vitin 1925.
Formimi i shoqatës së alpinistëve “Luboten” në vitin 1925 shënon dhe fillimin e një rruge të gjatë dhe të pafund të alpinizmit dhe turizmit alpin në Malin e Sharrit. Me formimin e kësaj shoqate, filluan dhe lëvizjet e para të organizuara në Malin e Sharrit. Në fillim ato ishin në vendet më të afërta pranë qytetit, por më vonë fillojnë dhe ato të vërtetat, në atë kohë, bëma. Vizitat e organizuara morën hov në mes të viteve ’30. Në këtë periudhë fillojnë dhe ndërtimet e objekteve të para alpine në Malin e Sharrit. Në vitin 1931 në një lartësi prej 1965 m, mbi pyjet e ahut, nën majën e Lubotenit, ndërtohet dhe shtëpia e parë malore në Malin e Sharrit, dhe me atë dhe në Maqedoni.
Shtëpia e parë malore në Maqedoni, Luboten –viti 1931
Më pas me zbulimin e terreneve të skiimit në Kodrën e Diellit, në vitin 1934 ndërtohet dhe shtëpia malore e skiimit. Kjo shtëpi në periudhën e viteve 1937/38 është zgjeruar dhe kapaciteti nga 30 shtretër u zgjerua në 120 shtretër. Në kuadër të shoqatës së Lubotenit në vitin 1929 formohet dhe seksioni i skiimit, kështu që në Shkurt të vitit 1934 në Kodrën e Diellit organizohet dhe garat e para në skiim. Në periudhën para Luftës së Dytë Botërore, kreativitetet në Malin e Sharrit janë shumë të rëndësishme dhe interesante, sepse në atë kohë, ato përbënin hapa të mëdha në risinë dhe të panjohurën dhe hapa të mëdha në alpinizëm dhe turizëm alpin, pra hapat e parë në atë që sot ne shijojmë në Malin e Sharrit.
Popova Shapka – viti 1939
Periudha pas Luftës së Dytë botërore, është shënuar me inkorporimin e të gjithë asaj që në vitet ’30 ishte menduar. Vizitat në Sharrë janë gjithnjë e më të mëdha, fillohet me organizmin e turave gjithnjë e më masive alpine. Popova Shapka fillon të zhvillohet si një qendër malore skiimi. Në këtë periudhë rinovohen dhe zgjerohen shtëpitë malore të rrënuara në Luboten dhe Popova Shapka, në Popova Shapka ndërtohet dhe teleferiku i parë dhe ski-ashensorët. Në vitin 1948 ndërtohet dhe ski hedhësja e parë në Maqedoni. Në vitin 1947 organizohet Kupa e parë e Malit të Sharrit, manifestimi më i vjetër në ski në Ballkan. Ndërtohet dhe objekte të tjera përgjatë Sharrës. Ndërtohen shtëpi malore në Jelak, Leshnicë, dhe Tri vode dhe shtëpi strehimi në Piribeg, Cërn Vërv, nën Titov Vërv, Xhinibeg dhe simboli i alpinizmit në Maqedoni, dhe ajo është kulla e majës më të lartë të malit të Sharrit, Titov Vërv 2747 m.
Leshinicë – viti 1954
Pesëdhjetë vjet janë shumë të rëndësishme pas këtyre projekteve konkrete që në atë kohë ndiqnin hapat e qindra alpinistëve europian. Në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë zhvillohen vendet malore dhe për piknik si Popova Shapka, Jelak, Leshnica, Tri Vode dhe Luboten. Hapen rrugë të asfaltuara deri tek ato vende dhe prej ku përgatiten dhe shënohen shtigjet malore deri në destinacione të caktuara në Sharr. Në vitet e tetëdhjeta fillojnë investimet më të mëdha në Popova Shapka, pas së cilës Popova Shapka bëhet qendra e skiimit numër një në rajon. Vizitat në Malin e Sharrit nga turistë vendas dhe të huaj janë gjithnjë e më të shumta. Gjithashtu dhe vizitat shkencore janë të një rëndësie të madhe, sidomos ato me biodiverzitetin dhe endemizmin në Sharr.
Topinimet, emrat e rajoneve, majave dhe vendeve në Malin e Sharrit në pjesën më të madhe janë me prejardhje sllovene, dhe në një vend më të vogël ka dhe rajone që kanë dhe emra turq.
Mali i Sharrit
Përpjekja më e madhe për të zbuluar rrënjët e emrit ka dhënë një prej hulumtuesve më të apasionuar në Sharr, Dushan Krivokapiq, ai ka vërejtur se dhe arhimandriti i Deçanit, Sava kështu e ka përshkruar këtë mal: “bardhësi bore, bar jeshil, gurë të përhimë dhe pemë të ndryshme”. Shkrimtari francez dhe hulumtues Amie Bue, emrin e shpjegon me shumëllojshmërinë e relievit të malit dhe mbulesën bimore dhe kështu përdor emrin Sharr dhe tërësisht i hedh deri atëherë emrat turq të përdorur si “Sharlag” dhe “Çardag”.
Por prapë emri Mali i Sharrit daton nga një kohë më e re, më saktë nga viti 1840 kur në dokumentet e shkruara përveç emrave ‘Skardus’, ‘Monte Argentaro’ shfaqen dhe emrat vendas dhe ato turke: ‘Sharr’, ‘Mali Sharra’, ‘Sharta’, ‘Sharlag’ dhe ‘Çardag’..
Gjithashtu dhe grekët e romakët e lashtë e njihnin këtë mal, psh: Polibie për Sharrën e përmend emrin ’Skardos’, dhe Livie, ‘Skordie Montis’ dhe ‘Skardus’.
Jovan Cviiq shpjegon se mali deri në shekullin e 16 quhej ‘Skardus’. Ai emër më pas humbet dhe quhet ‘Monte Argentaro’ pastaj në shekullin e 19 përdoret emri Mali i Sharrit.
Sipas studimeve të shumë autorëve emri “Sharr” vjen nga emri ‘Skard’, pra emrin latin ’Skardus’.
Mali i Sharrit – viti 1950
Legjendat që me gjenerata trashëgoheshin dhe ritregoheshin nga brezi në brez japin dhe emrin Popova Shapka
Në të kaluarën një njeri i shenjtë, një prift bashkë me ndjekësit e tij e vizitonin rajonin ku tani gjendet qendra e Popova Shapkas. Vizitat ishin për shkak se besohej që ai ishte vend i shenjtë. Gjatë një vizite të tillë, kushtet e motit ndryshojnë, vjen një kohë e keqe me një erë të fortë, një erë e tillë që e hidhi larg kapelën e priftit. Prifti filloi ta kërkoj kapelën por nuk mund ta gjente, urdhëroi dhe ndihmësit e tij ta kërkojnë, por për shkak të kushteve të këqija të motit ajo s’ishte e mundur. Dikush prej besimtarëve bërtiti se kapela ishte në kodër, por pastaj qeshi dhe tha se kodra iu duk si kapela e priftit. Ata u larguan prej atje dhe vendi përgjithmonë e mori emrin nga kapela e priftit, pra Kapela e Priftit (Popova Shapka)
Popova Shapka – viti 1955
Maja më e lartë e Malit të Sharrit, Titov Vërv emrin e fitoi në mënyrën në vijim:
Vendi ku gjendet maja është në brendësi të masivit. Rreth tij gjenden dhe dy maja të tjera me një lartësi më të ulët dhe ato Mall Turçin 2702 m dhe Bakardan 2700 m. Emri më i vjetër për këtë vend daton prej shumë herët si Mall Turçin. Ashtu e kanë quajtur trashëgimtarët e Gostivarit. Pse? Gjatë kohës së sundimit të turqve, popullsia maqedonase me disa prej personave përgjegjës të ushtrisë turke ishin në marrëdhënie të mira, por ato marrëdhënie zgjatën derisa ligji përsëri hyri në fuqi. Ajo zgjati shumë shkurt! Meqë nga Gostivari shumë mirë duket ajo pjesë e Sharrit, ku kushtet e motit ndryshojnë shpejt, vendasit këtë vend e quajtën Mall Turçin.
Moti i ndryshueshëm i kujtonte për karakterin e ndryshueshëm të turqve dhe prandaj këtë vend e quajtën ashtu.
Gjatë kohës dhe pas Luftës së Dytë Botërore maja merr emrin GolemTurçin dhe dy të tjerat fitojnë emrat e tanishëm, pra Mall Turçin dhe Bakardan.
Ashtu është deri në vitin 21.04.1953 kur me vendim të Kuvendit të R. P të Maqedonisë maja fitoi emrin e tanishëm Titov Vërv.
Titov Vërv – viti 1954