Klima

Ekziston një dallim i madh ndërmjet rrëzës të malit të Sharrit (Pollog) dhe majave më të larta për atë se ka dhe ndryshime në llojet bazë klimatike dhe dukshëm varijojnë në parametrat klimatik mesatar në kuadër të një lloji klimaterik. Nga rrëza deri në maja, klima kontinentale ndryshon me një klimë më të ftohtë malore. Në çdo 100 m mbi nivelin e detit, temperatura në Malin e Sharrit bie për 0.5°C. Reshjet rriten me rritjen e lartësisë deri në 2 200 m, pas së cilës fillojnë të rrallohen.

Temperatura mesatare vjetore në rrëzë të malit të Sharrit varijon ndërmjet 10.5 dhe 11°C. Klima në Popova Shapka (1750 m m.n.d) karakterizohet me temperatura mesatare të ulëta prej 4.6°C. Popova Shapka karakterizohet me reshje të shumta. Mesatarisht bien rreth 1100 mm, por në disa vite kjo sasi arrin dhe mbi 1500 mm. Shtresë e vazhdueshme bore shfaqet nga Dhjetori deri në Mars. Lartësia maksimale e shtresës së borës arrin 160 cm dhe në terrenet më të larta deri në 200 cm.



Stacioni Meteorologjik, Popova Shapka.

top