Hidrologjia

Pasurinë ujore të Malit të Sharrit e përbëjnë një numër i madh burimesh, shpate të mprehta me rrjedhje uji dhe shumë liqene akullnajor.

Karakteristika specifike të liqeneve më të rëndësishme:

  • Liqeni Bogovinski gjendet ndërmjet Borislavec dhe Dëllinjës së Vogël dhe është liqeni më i madh i Malit të Sharrit. Liqeni është i thellë 4-5 m. Në këtë liqen derdhet Lumi Bogovinska dhe pastaj nëpërmjet një rrjedhjeje ajo përsëri del. Në afërsi të liqenit ka dhe disa ujëvara. Jetë zgjatja e tyre kalon shumë shpejt për shkak të mbledhjeve të vazhdueshme në materiet organike nga baxhot që gjendet në afërsi të tij. Në pjesën fillestare të liqenit gjendet një prej ekosistemeve të përbaltura më të larta në Maqedoni.
  • Liqeni i Zi është akoma më i thellë se Liqeni Bogovinsko. Ai është një nga liqenet më të bukura të Malit të Sharrit. Si rezultat i pranisë së madhe të shumë baxhove në anën veriore, pjesë e bregut të veriut është rritur me një vegjetim kënetash.
  • Liqeni Dedelbeshko bashkë me Liqenin Lerskoto janë liqenet e fundit në pjesën jugore të Malit të Sharrit. Ato paraqesin stadiumin e fundit seksionar të transformimit të liqeneve akullnajor në ekosistem kënetash. Të rriturat janë me teha të mëdhenj – pothuajse një metër mbi ujë.
  • Përveç liqeneve akullnajore, në Malin e Sharrit gjendet dhe një numër më i madhe pellgjesh nga të cilat më të njohura janë 8 pellgje çelepine(2.315 m.n.d.), pellgje rudoçke (2.170 m.n.d.), pellgje fundane (2.100-2.150 m.n.d.) dhe pellgje vraçanski (1.975 m.n.d.).

     

    top